Aktorja e njohur turke, İrem Helvacıoğlu, e cila vitin e kaluar solli në jetë vajzën e saj Sora dhe më 17 prill u divorcua në një seancë të vetme nga sipërmarrësi Ural Kaspar, ka dhënë një intervistë në programin e koleges së saj, Ege Kökenli. Ajo ka rrëfyer sfidat e mëmësisë, procesin e divorcit, si dhe aksidentet e rënda shëndetësore që ka kaluar së fundmi.
Aktorja pranoi se jetesa pas ardhjes në jetë të vajzës ka ndryshuar tërësisht prioriteteve të saj. Ajo tregoi se ndonëse e shijon çdo moment me të bijën, koha për veten është reduktuar ndjeshëm, ndërsa sqaroi se pse nuk është ende gati të rikthehet me kohë të plotë në ekranet televizive:
“Çdo moment me vajzën është i çmuar; ajo më shikon në sy dhe unë jam e gjithë bota e saj për momentin.”
Gjatë bisedës, İrem ndau edhe një deklaratë të fortë rreth mënyrës se si e sheh botën sot, duke theksuar se fokusi i saj i vetëm është mbrojtja e të bijës. Ajo u shpreh se përpiqet të qëndrojë larg çdo lajmi apo energjie negative që mund t’i transmetojë foshnjës gjatë ushqyerjes me gji, madje duke preferuar të qëndrojë “e padijshme” ndaj ngjarjeve në botë.
View this post on Instagram
Lidhur me divorcin, Helvacıoğlu u shpreh se mori vendimin e drejtë në kohën e duhur dhe e menaxhoi me pjekuri procesin, ndonëse për shkak të ngjarjeve të njëpasnjëshme nuk arriti ta jetonte dhimbjen siç duhej:
“Kur ime më më thoshte ‘Irem, eja me vajzën se po qan’, unë qaja me dënesë dhe i thosha që nuk doja ta merrja në krahë e ta ushqeja me atë gjendje emocionale.”
Përvojat e jetës i kanë dhënë mësime të mëdha aktores, e cila nëpërmjet këtij procesi mësoi vetëdashurinë dhe vlerën e vetvetes:
“I mirëpres të gjitha ato që kam kaluar. Mësova të dua veten dhe të kuptoj se kisha prishur balancën e ‘marrjes dhe dhënies’ në jetë. Jeta ia merr gjithmonë atij që jep më shumë se ç’duhet.”
Në fund, sa i përket mundësisë për një lidhje të re, Helvacıoğlu sqaroi se nuk i ka mbyllur dyert për dashurinë, por tani prioriteti kryesor mbetet vajza e saj:
“Nuk jam e mbyllur ndaj lidhjeve, por kjo kërkon kohë. Tani kam një foshnjë nën përgjegjësinë time dhe çdo person që do të hyjë në jetën tonë duhet të kalojë përmes një filtri shumë të rreptë.”
Mësohet se gjatë procesit të divorcit, Helvacıoğlu ka arritur një marrëveshje me ish-bashkëshortin Ural Kaspar: ajo ka hequr dorë nga dëmshpërblimi financiar, me kushtin që vajza të mbajë vetëm mbiemrin e saj. /Prive By Liberta Spahiu



