Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Sot do ishim krenarë, do diplomoje’, mes dhimbjes flet halla e Daorsës
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Prive Bruto > ‘Sot do ishim krenarë, do diplomoje’, mes dhimbjes flet halla e Daorsës
Prive Bruto

‘Sot do ishim krenarë, do diplomoje’, mes dhimbjes flet halla e Daorsës

Written by:
Prive
Last updated: 13 Nëntor, 2025
Share

Dhimbje e pashuar dhe apel i fortë për drejtësi!

Familja Spahija është përballur me tragjedi javën e kaluar, kur studentja 25-vjeçare nga Gjakova, Daorsa Spahia, e cila studionte në Tetovë, humbi jetën papritur.

Sot, pikërisht në ditën kur Daorsa do të festonte diplomimin, halla e saj, Valbona Spahiu Ramadani, ka ndarë një postim në TikTok që ka prekur zemrat e të gjithëve.

Në Story-n rrëqethës, Valbona ka shprehur dhimbjen e familjes në ditën që do diplomonte Daorsa:

“Sot po diplomon engjulli. Daorsa ti sot do të diplomoje, ne sot do ishim shumë krenar me ty, ne sot do festonim suksesin tënd e do postonim çdo kund DR. DAORSA SPAHIJA”.

Halla thekson se Daorsa ishte në prag të një arritjeje të madhe, vetëm shtatë ditë para ditës më të lumtur të jetës së saj. Ajo shton me hidhërim:

“Si ndihet sot ai i mallkuar, që sot do ishte dita më e lumtur e jetës tënde që veq 7 ditë para diplomimit tënd ta mori jetën o zemra jonë.”

Postimi merr një ton të fortë thirrjeje për drejtësi, duke iu drejtuar shtetit dhe shoqërisë. Valbona u bën apel grave të mos heshtin dhe të kërkojnë drejtësi për Daorsën dhe për të gjitha vajzat tjera, duke akuzuar se “shteti jonë i ka mbyllur sytë e veshët.”

Ajo thekson se Daorsa pritej të merrte titullin DR. në Kosovë, por vetëm gjashtë ditë para këtij momenti tragjik u kthye në arkivol. Në fund të mesazhit, Valbona i bën thirrje për reagim edhe qeverisë, shoqatave për të drejtat e femrës dhe Presidentes Vjosa Osmani.

Ajo e përmbyll postimin me fjalë të thella dashurie: “Zemra jonë ti sot u bëre Doktoreshë e ne jemi krenar me ty gjithë jetën.” /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Egzon Sahiti në Big Brother VIP Kosova?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Prive Bruto

Policja shqiptare në Zvicër emocionon me ‘Dardanët’

Një video e publikuar nga Zgjim Veliu është bërë…

Writen by
Prive
5 Shtator, 2025
Prive Bruto

Një lajm i mirë vjen nga Shqipja që po lufton për jetën

Që nga janari i vitit 2025, jeta e Shqipes,…

Writen by
Prive
31 Tetor, 2025
Prive Bruto

Pyetja e rëndë që Naim Murseli bëri në gjykatë

Seanca e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së…

Writen by
Prive
6 Tetor, 2025
Prive Bruto

Ky është bari që po e nxjerr prej loje Ozempic-un

Prej kohësh, Ozempic ishte ilaçi më i përfolur për…

Writen by
Prive
11 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?