Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Sot lajmet do raportonin për Dardan që as familja se njeh’, aktori tregon ngjarjen e rëndë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘Sot lajmet do raportonin për Dardan që as familja se njeh’, aktori tregon ngjarjen e rëndë
Yjet

‘Sot lajmet do raportonin për Dardan që as familja se njeh’, aktori tregon ngjarjen e rëndë

Written by:
Prive
Last updated: 26 Nëntor, 2025
Share

Të gjithë e njohim për humorin e tij si “Hamdiu” në serialin e popullarizuar “Çka ka shpija”, por sot aktori Dardan Gashi është shfaqur siç nuk e kemi parë kurrë më parë: i lënduar dhe i acaruar.

Contents
  • Ofendime për gruan me shami dhe Profetët
  • Paralajmërimi i frikshëm i aktorit: “Më ka hipur gjaku në kokë”
  • Gashi akuzon “koka boshe”

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku viktima të një sulmi të shëmtuar verbal kanë qenë bashkëshortja e aktorit dhe djali i tij i vogël 9-vjeçar.

Ofendime për gruan me shami dhe Profetët

Gashi ka rrëfyer përmes një postimi që ka shokuar rrjetin se si një moment gëzimi për festën e 28 Nëntorit u kthye në makth.

Djali i tij preku aksidentalisht një kalimtar, dhe kaq mjaftoi që personi në fjalë të shpërthente në ofendime banale ndaj gruas së aktorit, vetëm sepse ajo ishte e mbuluar me shami.

“Një prekje e pafajshme e një fëmije… dhe kjo mjaftoi që ky tip i sëmurë nga islamofobia të shpërthente në ofendime,” shkruan aktori i revoltuar.

Ai tregon se personi nuk kurseu asgjë, duke ofenduar rëndë edhe profetët Muhamed dhe Jezus në mes të sheshit.

Paralajmërimi i frikshëm i aktorit: “Më ka hipur gjaku në kokë”

Deklarata më e fortë e Gashit është ajo ku lë të kuptohet se nëse do të ishte prezent fizikisht, situata do të kishte eskaluar në dhunë ekstreme për të mbrojtur nderin e familjes.

“Falenderoj Allahun që nuk e kam takuar unë përballë. Sot lajmet ndoshta do të raportonin për një Dardan që as familja, as shoqëria nuk e kishte njohur ‘ashtu’. I mbushur me mllef vendosa të shprehem publikisht,” deklaron Gashi.

Gashi akuzon “koka boshe”

Aktori nuk e ka lënë me kaq, por ka drejtuar gishtin nga ata që ai i quan nxitës të urrejtjes ndaj muslimanëve në Kosovë, duke përmendur “Lëvizjen e Deçanit” dhe figura publike si Blerim Latifi, që sipas tij po “ushqejnë koka bosh me urrejtje”.

Postimi mbyllet me një betim të fortë, ku aktori i “Çka ka shpija” thotë se në damarët e tij qarkullon gjak patriotësh si Shaban Polluzha, duke paralajmëruar se mbrojtja e familjes për të është mbi gjithçka. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Ishte i rënduar, e tregonte fytyra’, Missi zbulon takimin me Shpatin dy ditë më parë
Next Article ‘Kur ndahet nga jeta e bëni hero’, Adelina e ashpër ndaj kritikëve
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Vazhdon drama, Lela bën këtë veprim ndaj Leos

Pas disa ditësh ku rrjetet sociale janë mbushur me…

Writen by
Prive
25 Tetor, 2025
Yjet

Detajet e albumit, ja çfarë po vjen nga Ghetto Geasy!

Reperi i njohur Ghetto Geasy ka zbuluar lajmin e…

Writen by
Prive
3 Prill, 2025
Yjet

Gati! Dëgjoni pak nga kënga e re e Eglit

Egli Tako ka gati projektin e ri muzikor! Kështu…

Writen by
Prive
23 Maj, 2025
Yjet

Ana gdhend emrin e Kevinit përgjithmonë

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana, ka…

Writen by
Prive
4 Maj, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?