Pak minuta më parë u paralajmërua një nga bashkëpunimet më të papritura të këtij sezoni, duke ndezur menjëherë rrjetet sociale.
Stresi dhe Diona Fona kanë bërë bashkë forcat për një projekt të ri muzikor, i cili mban titullin “Gimmie Love”.
Artistët kanë ndarë me ndjekësit e tyre një pjesë të shkurtër nga kënga, duke dhënë sinjalet e para se kjo verë do të jetë e mbushur me super hite.
Ky paralajmërim ka mjaftuar që fansat të nisin menjëherë numërimin mbrapsht, teksa po e presin me padurim lansimin e plotë të këtij dueti.
Në linkun e mëposhtëm mund të dëgjoni një pjesë të shkurtër nga ajo që ka përgatitur dyshja. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


