Tragjedi e madhe ka ndodhur në Koçani. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 3 në diskotekën “Puls”.
Në terren janë ekipet e Policisë, nga Prokuroria gjithashtu njoftuan se janë në terren dhe se po vlerësojnë shkaqet.
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski, ka konfirmuar vdekjen e 51 personave në diskotekën ku ra zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Koçan.
Në një konferencë për media, ai ka shtuar se janë mbi 100 persona të plagosur.


