Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Afërdita Demaku, po përjeton një nga momentet më të bukura familjare, pasi është bërë gjyshe për herë të parë.
Vajza e saj, Dona Janova, dhe partneri i saj, Florjani, më 19 nëntor mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Kian.
E këtë gëzim të madh, Afërdita ka vendosur ta shënojë edhe përmes muzikës, duke sjellë një këngë të veçantë me rastin e ardhjes në jetë të nipit.
Së bashku me djalin e saj, Jano, këngëtarja ka lansuar projektin e ri muzikor me titull “Hajde Nanë Myzhde Ka”, një këngë që vjen si surprizë për këtë moment të rëndësishëm familjar.
Projekti është publikuar në kanalin zyrtar të Afërditës në YouTube, i shoqëruar edhe me videoklip, duke e kthyer gëzimin e familjes në një këngë festive.
Kujtojmë se edhe Dona kishte zgjedhur muzikën për të ndarë lajmin e shtatzënisë, përmes këngës “Dhurata më e bukur”, ndërsa tani familja ka një tjetër arsye për të festuar. /Prive By LS


