Kendall Jenner dhe Jacob Elordi po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë bashkë, duke shijuar udhëtimet nëpër botë pa u fshehur nga publiku.
Supermodelja 30-vjeçare dhe aktori i nominuar për çmimin “Oscar”, 28 vjeç, janë parë së fundmi duke shijuar një vakt së bashku në Tokio, vetëm pak javë pas pushimeve të tyre luksoze në Havai.
Ishte vetë restoranti i njohur “Udon Shin” ai që ndau në rrjetin social Instagram foto nga vizita romantike e dyshes. Dy yjet dukeshin shumë të afërt dhe të çlirët teksa pozonin me stafin e restorantit.
“Ju faleminderit shumë që vizituat dyqanin tonë,” shkruhej në diçiturën e fotos ku Kendall dhe Jacob shfaqen krah punonjësve.
Kendall dhe Jacob i kishin kombinuar veshjet e tyre, duke u shfaqur të dy me bluza të thjeshta të zeza, teksa qëndronin përpara dy pjatave me petë (noodles).
Aktori i filmit “Frankenstein” madje mbështeti kokën në krahun e yllit të emisionit The Kardashians, teksa buzëqeshnin për foton.
Gjithashtu, pika e restorantit në Mesa të Arizonës ndau një tjetër imazh në “InstaStory”, ku Jenner pozonte me syze dielli, duke e etiketuar atë me pyetjen: “Si kaluat?!”.
Kjo xhiro rreth botës vjen pas një sërë takimesh që dyshja ka pasur javët e fundit. Në fund të majit, Kendall dhe Jacob u panë duke shijuar ëmbëlsira dhe pije në një dalje në grup në Montecito të Kalifornisë, ku të pranishëm ishin edhe Justin Bieber me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber.
Grupi prej rreth 12 personash u përpoq të mbante një profil të ulët, sipas portalit DeuxMoi.
Një javë më parë, një burim tha për revistën PEOPLE se dyshja po sheh se ku po shkon marrëdhënia e tyre, duke shtuar se ata nuk po përpiqen ta kthejnë këtë në një histori të madhe publike dhe se u pëlqen të kalojnë kohë së bashku në ambiente më private.
Iniciativa e tyre nisi që në fillim të atij muaji, kur çifti shijoi një ditë plazhi në Havai.
Në fotot e siguruara nga TMZ, Kendall u pa e shtrirë mbi një peshqir plazhi me vija të bardha e portokalli me një bikini ngjyrë lejla, duke mbajtur një shishe verë rozë (rosé), ndërsa Elordi shfaqej pa bluzë dhe me rroba banjo blu, teksa qëndronin pranë një tavoline në formë dërrase serfi.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një koment zyrtar për thashethemet, ata thuhet se kanë kaluar kohë bashkë në festivalin Coachella në prill dhe janë parë duke biseduar nga afër në festën e “Vanity Fair Oscar” në mars.
Kujtojmë që Kendall Jenner ka qenë më parë në lidhje me Bad Bunny dhe yllin e NBA-së, Devin Booker. Nga ana tjetër, Jacob Elordi ka pasur romanca me Olivia Jade (me të cilën u pa për herë të fundit në janar të vitit 2026), Kaia Gerber dhe Zendaya. /Prive By Liberta Spahiu
@queenexlla48 I’m so happy for themmm😍 #kendalljenner #jacobelordi #fyp ♬ original sound – mad


