Zgjedhja e akademikes Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës ka marrë vëmendje edhe nga figura të njohura publike.
Modelja Marigona Krasniqi ka reaguar përmes Instagram Story pas lajmit për zgjedhjen e Shiroka-Pulës në krye të shtetit.
Ajo ka shpërndarë një postim që përmban një përmbledhje të biografisë së presidentes së re.
Në postimin e saj shkruhet:
“Akademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës.”
Justina Shiroka-Pula është akademike dhe profesoreshë e ekonomisë, me një karrierë të gjatë në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka shërbyer edhe si Ministre e Energjisë dhe Minierave, deputete e Kuvendit të Kosovës, si dhe kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Me këtë postim, Marigona ka përcjellë urimin e saj për Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj në postin e Presidentes së Kosovës.
/Prive By LS



