Ola feston sot 24-vjetorin, ndërsa në mesin e urimeve nuk kishte si të mungonte ai i partnerit të saj, Adionit.
Dyshja, historia e të cilëve nisi brenda “Ferma VIP 3”, vazhduan lidhjen edhe pas përfundimit të eksperiencës televizive, duke e bërë raportin e tyre gjithnjë e më publik.
Në ditëlindjen e Olës, Adioni ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim romantik përmes një fotografie të publikuar në Instagram Story, ku shfaqen së bashku të buzëqeshur.
“Urime ditëlindjen, gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Të dua deri në frymëmarrjen time të fundit, princesha ime”, ka shkruar ai.
Urimi vjen disa muaj pasi çifti e çoi marrëdhënien e krijuar në “Ferma VIP 3” në një tjetër nivel, duke u fejuar pas daljes nga formati.
Kështu, 24-vjetori e gjen Olën në një kapitull të ri edhe në jetën personale, me Adionin në krah dhe me një histori që nisi para kamerave, por vazhdoi edhe pasi ato u fikën. /Prive By LS

View this post on Instagram


