Cilat janë pesë trendet e veshjeve që do të dominojnë këtë verë?
Prisni pak, sepse TikTok po ndryshon çdo rregull të modës në kohë reale. Ky aplikacion është kthyer në vendin ku stilet e reja po lindin nga e kaluara, dhe kufiri mes asaj që është me stil dhe asaj që ka dalë jashtë mode ndryshon brenda ditës.
Këto janë trendet që po dominojnë çdo ‘feed’ dhe ja çfarë vlen vërtet të keni në dollap.
E para: Shorcet atletike. Harroni pantallonat klasike, sepse këtë verë shorcet sportive po vishen kudo. Imagjinoni shorce atletike të kombinuara me xhaketa të gjera dhe taka. Është një stil paksa konfuz, por që po funksionon pafund dhe po nxit algoritmin.
E dyta: Gjithçka mikro. Funde shumë të shkurtra dhe kardiganë të vegjël, por të kombinuara me pallto apo xhaketa të mëdha. Këtë sezon, logot duhet të duken qartë.
E treta: Rripat ‘oversized’. Rripat e gjerë prej lëkure janë rikthyer. Qoftë mbi një fustan të thjeshtë apo një këmishë, ky aksesor po ndryshon plotësisht siluetën e veshjes.
E katërta: Nuancat e buta. Është koha të lini pas të zezën dhe ngjyrat e zymta. Këtë verë po dominon e verdha e gjalpit dhe bluja e çelët.
Dhe e pesta, rikthimi që po ndan internetin në dysh: Skinny Jeans. Po, xhinset e ngushta janë sërish në modë, duke na kthyer pas në vitin 2010. Pak e sikletshme? Ndoshta, por kjo është e bukura e modës. Cilin prej këtyre trendeve nuk do ta vishnit kurrë?
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


