Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, jo vetëm për angazhimin e saj në emisionin “Goca dhe Gra”, por edhe për postimet që lënë vend për shumë interpretim.
Së fundmi, emri i saj u lartësua në rrjet pas intervistës virale me ish-partnerin e saj, Mc Kresha, një përballje që u komentua gjatë për sportivitetin dhe profesionalizmin e treguar.
Mirëpo, duket se pas qetësisë së saj në ekran, fshihet diçka tjetër që ka trazuar ujërat.
Përmes një postimi në Instastory, Rozana ka shpërndarë një mesazh të koduar që ka zgjuar menjëherë kureshtjen e mijëra ndjekësve.
Ajo ka lënë të kuptohet se heshtja e saj aktuale është vetëm “qetësia para stuhisë”.
“Jam shumë e qetë… aq qetë sa disa po e ngatërrojnë heshtjen me pafuqinë. Mos u shqetësoni, kur të vijë momenti për të folur nuk do flas, do veproj. Vetëm rrini në pritje”, ka shkruar artistja.
Edhe pse Rozana nuk ka preferuar të japë emra apo detaje konkrete se kujt i drejtohet ky paralajmërim, toni i prerë i postimit tregon se ajo është gati të marrë hapa konkretë për një situatë të caktuar.
Mbetet të shihet se cili do të jetë “veprimi” që artistja ka paralajmëruar, por një gjë është e sigurt: Rozana Radi di gjithmonë si ta mbajë publikun “në pritje”. /Prive By Liberta Spahiu



