Yll Limani ka reaguar me disa postime radhazi në rrjetet sociale lidhur me përplasjet dhe situatën e tensionuar në Tiranë, ku studentët po protestojnë. Artisti ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj të rinjve, duke shprehur hapur mbështetjen e tij për kauzën e tyre.

“Na duhet me i ngu studentët, se qartazi ka pakënaqësi. Qartazi. Me kuptu pse kanë dal, çka po i mundon e çka po kërkojnë. Ata janë e ardhmja e këtij vendi, por zani i tyne duhet me pas peshë qysh sot. Nuk mjafton me ju thanë ‘ju jeni e ardhmja’, nëse kur flasin, s’ka kush i dëgjon. Duhet me i marrë seriozisht e me ju dhanë arsyet me besu që munden me e ndërtu jetën në vendin e vet”.“Uniforma osht përgjegjësi. Qytetari duhet me u ni ma i sigurt kur e sheh policinë. Kush e vesh uniformën e policisë duhet me dit që ka përballë të rinj me andrra, shqetësime e me familje që i presin me u kthy në shtëpi”.



