Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Nëna e mohon publikisht, thellohet drama për aktorin e njohur
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Nëna e mohon publikisht, thellohet drama për aktorin e njohur
Yjet

Nëna e mohon publikisht, thellohet drama për aktorin e njohur

Written by:
Prive
Last updated: 14 Gusht, 2025
Share

Këngëtari dhe aktori i njohur turk, Özcan Deniz, po kalon ditë të trazuara pas prishjes së bashkëpunimit 22-vjeçar me vëllain e tij, Ercan Deniz. Ajo që nisi si ndarje biznesi është kthyer në një krizë të madhe familjare, me akuza për mosmarrëveshje mbi transferimin e pasurive, kërcënime dhe një borxh të madh prej 85 milionë TL, ku Özcan figuron si garantues.

Për më shumë se dy dekada, Ercan Deniz ka menaxhuar karrierën e vëllait të tij. Por ndarja e rrugëve profesionale jo vetëm që shkatërroi partneritetin e tyre tregtar, por theu edhe lidhjet familjare.

Sipas mediave turke, në të kaluarën Özcan ka dalë garant për borxhet bankare të vëllait të tij. Me kalimin e viteve, borxhi është rritur nga 40 milionë TL në 85 milionë TL, duke çuar në sekuestrimin e pasurive dhe llogarive të tij bankare. Thuhet se bankat kredidhënëse kanë vënë në shënjestër të ardhurat dhe pronat e këngëtarit.

Kriza mori përmasa më të mëdha pasi nëna e tyre, Kadriye Deniz, publikoi një mesazh në rrjetet sociale ku deklaroi se kishte “hequr dorë” nga djali i saj Özcan:

“Kur lidhja e gjakut bie përballë lidhjes së interesit, ajo që mbetet nuk është ‘fëmijë’ por ‘i huaj’. Edhe nëse emri i tradhtarit është ‘jeta’, ai fshihet nga zemra ime. Disa u rrënjosën, disa u shkulën e u larguan. Ata që bashkohen për interes: Özcan, Melek, Sibel, Nurcan… Ju uroj rrugë të mbarë, ua kam lënë Zotin! Ercani dhe Yurda, që u padrejtësuan, u bëfshin si plep i fortë. Nga sot, as për festë, as për përshëndetje…”

Pas deklaratave të nënës, Özcan reagoi publikisht duke shprehur zemërimin e tij:

“Për hir të 40 viteve që më keni vjedhur, do të bëj 40 postime. Ju nuk më keni parë kurrë si fëmijë apo vëlla, por si një mundësi, si një skllav të cilit i keni vënë peng mundin tim. Nuk ju mjaftojnë as pallatet po t’ua dhuroj. Çështja nuk është Səmar, nëna ime e dashur, por tradhtia, pabesia, mosmirënjohja, urrejtja, gënjeshtrat, shpifjet dhe padrejtësia. Edhe ndaj fëmijës tim tregoni armiqësi, ndërsa unë jam përkujdesur për fëmijët tuaj. Sot djali im nuk njeh as gjyshen, as xhaxhain. Kjo është turpi juaj.”

Kjo përplasje publike ka bërë bujë të madhe në median turke, duke e kthyer historinë e familjes Deniz në një nga temat më të komentuara të momentit.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Pas urdhër-arrestit për Arbenitën, Fero ‘arratiset’ në këtë vend
Next Article Adri lë pa fjalë Ilirianën me befasinë e ditëlindjes
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Fundjava romantike, Capital T ndan momentet private me Adrolën

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi dhe reperi Capital…

Writen by
Prive
2 Qershor, 2025
Yjet

Martohet Fero, publikon foto me partneren

Ish-reperi Fero është martuar ditën e sotme! Pak ditë…

Writen by
Prive
23 Shkurt, 2025
Yjet

Billie Eilish në një lidhje të re dashurie?

Këngëtarja, Billie Eilish u pa me artistin, Nat Wolff…

Writen by
Prive
27 Mars, 2025
Yjet

E pyetën për Leonorën live, reagimi i Adelinës nuk pritej

Këngëtarja Adelina Ismaili, ishte e ftuar sot në emisionin…

Writen by
Prive
21 Maj, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?