Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Arbenita sërish tallet keq: ‘Dërgesat në burg janë kështu’
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Arbenita sërish tallet keq: ‘Dërgesat në burg janë kështu’
Yjet

Arbenita sërish tallet keq: ‘Dërgesat në burg janë kështu’

Written by:
Prive
Last updated: 16 Gusht, 2025
Share

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka zgjedhur të reagojë me ironi pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj saj nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ndodhet aktualisht, ajo ka ndarë në rrjete sociale një buqetë gjigante me lule shumëngjyrëshe dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin:

“Kështu vijnë dërgesat në burg”.

Ky reagim është interpretuar gjerësisht si një tallje ndaj vendimit të autoriteteve kosovare.

Sipas Prokurorisë, ndaj saj rëndojnë akuzat për mosrespektim të vendimit të gjykatës dhe mbajtje të paligjshme të një fëmije, pasi dyshohet se ka penguar ish-bashkëshortin e saj, reperin Feronit Shabani, të realizojë takimet e rregullta me vajzën e tyre.

Vendimi i gjykatës përcaktonte që takimet të zhvilloheshin dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan. Për këtë arsye, më 14 gusht gjykata lëshoi ndaj saj një urdhër-arrest ndërkombëtar.

Megjithatë, Arbenita nuk ka zgjedhur heshtjen. Ajo ka reaguar me postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, duke përdorur humorin dhe ironinë për t’i dhënë një mesazh publik situatës.

Përveç buqetës së luleve, pak ditë më parë ajo publikoi edhe një video ku dëgjohej muzikë e Rihannës, duke lënë të kuptohet se nuk po e përjeton me ankth presionin ligjor e mediatik që ka rënë mbi të.

Ndërsa autoritetet kosovare presin ekzekutimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar, modelja vazhdon të shfaqet e qetë dhe e pandikuar, duke jetuar jetën e saj luksoze në Dubai. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Këngëtari i njohur dënohet me tre vjet e gjysmë burg
Next Article Studimet zbulojnë: Ja si ta kuptoni se partneri po ju tradhton
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Ja si pritet në shtëpi Sara pas pushimeve – trëndafila të bardhë dhe një mesazh nga zemra!

Prej kohësh në rrjet është përfolur për një lidhje…

Writen by
Prive
6 Gusht, 2025
Yjet

Greta Thunberg sot në Tiranë për Gazën, apeli i saj prek zemrat!

Aktivistja më e njohur e kohëve moderne, Greta Thunberg,…

Writen by
Prive
23 Korrik, 2025
Yjet

Andueli s’e përballon humbjen, largohet nga skena në lot

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e shumëpritur e…

Writen by
Prive
21 Qershor, 2025
Yjet

Çfarë thotë ngjyra jote e preferuar për ty?

A e ke menduar ndonjëherë se pse tërhiqesh nga…

Writen by
Prive
3 Qershor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?