Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Një lajm i mirë vjen nga Shqipja që po lufton për jetën
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Prive Bruto > Një lajm i mirë vjen nga Shqipja që po lufton për jetën
Prive Bruto

Një lajm i mirë vjen nga Shqipja që po lufton për jetën

Written by:
Prive
Last updated: 31 Tetor, 2025
Share

Që nga janari i vitit 2025, jeta e Shqipes, një nëne të re nga Zvicra, u përmbys përmbys.

E diagnostikuar me Leuçemi AML, ajo nisi një betejë të gjatë e të dhimbshme për jetën, duke kaluar nëpër kimioterapi toksike, izolime të gjata, humbje flokësh, dhimbje të vazhdueshme dhe lodhje ekstreme. Por ajo nuk u dorëzua asnjëherë. Çdo ditë luftoi me shpirt për dy fëmijët e saj të vegjël dhe për bashkëshortin e saj, Riadin, që i qëndroi pranë në çdo hap të rrugës.

Në muajt e parë të trajtimit, mjekët ishin dorëzuar. Shqipja u gjend në gjendje kritike, me shpresa pothuajse të shuara. Por ndodhi e pabesueshmja – ajo mbijetoi. Kaloi çdo limit mjekësor dhe u ngrit sërish. Pavarësisht dhimbjeve dhe efekteve anësore, ajo nuk e humbi asnjëherë forcën shpirtërore, duke u bërë frymëzim për këdo që e njihte.

Megjithatë, pak muaj më vonë, lajmi i hidhur u rikthye: kanceri ishte rikthyer. Ishte momenti më i vështirë i familjes. Riadi, bashkëshorti i saj, humbi punën për t’u përkushtuar plotësisht ndaj kujdesit për Shqipen dhe dy fëmijët, një vajzë të vogël dhe një djalë njëvjeçar. Ai mori përsipër rolin e nënës dhe babait, ndërsa në çdo mëngjes shpresonte që mrekullia të ndodhte.

Dhe mrekullia mori formë përmes një ilaçi të ri – Revumor (Revumenib), një terapi e avancuar që ka shpëtuar jetë pacientësh në Shtetet e Bashkuara. Por për familjen, ajo shpresë kishte një çmim të paarritshëm: rreth 500 mijë franga zvicerane, shumë që sigurimet shëndetësore refuzuan ta mbulojnë.

Në atë pikë, e gjithë beteja u kthye në një apel për ndihmë. Përmes një fushate “GoFundMe”, kunata e Shqipes, Rajmonda, nisi të mbledhë fonde për t’i dhënë asaj “shansin e fundit për jetë”. Ajo fushatë e vogël u kthye në një lëvizje të madhe njerëzore që preku mijëra zemra. Brenda disa javësh, u mblodhën 446,344 franga zvicerane, ose plot 88% e shumës totale.

Çdo donacion, çdo shpërndarje dhe çdo lutje sollën një hap më afër shpëtimit. Dhe sot, ajo shpresë është bërë realitet.

Ilaçi i shpëtimit ka mbërritur!

Në një përditësim emocionues, familja ka njoftuar se ilaçi ka mbërritur zyrtarisht në shtëpinë e tyre. Pas muajsh pritjeje, dokumentesh dhe netësh pa gjumë, Mediservice e ka dorëzuar medikamentin, dhe Shqipja ka nisur menjëherë terapinë për të mos humbur asnjë minutë të vlefshme.

Mbrëmë janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe trajtimi me Revumor ka filluar. Ajo po përballet me të përzierat dhe efektet anësore, por po mbahet e fortë, me besimin se kësaj here beteja do të ketë fund të lumtur.

Kunata Rajmonda dhe familja e Shqipes kanë falënderuar nga zemra të gjithë ata që dhuruan, shpërndanë dhe lutën për të. “Pas gjithë atyre netëve pa gjumë, ky moment ndihet si një mrekulli e madhe,” kanë shkruar ata me mirënjohje të thellë.

Sot, Shqipja ka një shans të ri për jetë. Një shans që lindi nga dashuria, solidariteti dhe zemrat e mira të njerëzve nga e gjithë bota.

Për Shqipen. Për fëmijët e saj. Për dashurinë e një nëne që nuk u dorëzua kurrë. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Stresi thyen heshtjen për lajmin e fundit
Next Article Këto komente vetëm sa shtojnë më shumë pikëpyetjet për Ritën dhe Yllin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Prive Bruto

Dy vite pa Liridonën, vëllai prek me postimin, përmend djemtë e saj

Sot shënohen dy vjet nga vrasja e Liridona Ademaj.…

Writen by
Prive
29 Nëntor, 2025
Prive Bruto

Enver Hoxhaj i nënshtrohet operacionit, kjo është gjendja e tij

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti i Partisë…

Writen by
Prive
9 Tetor, 2025
Prive Bruto

Ndryshojnë rregullat në Europë, çka duhet të keni parasysh nga 12 tetori

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtimet drejt…

Writen by
Prive
29 Shtator, 2025
Prive Bruto

Njerëzit drejt pavdeksisë? Biseda e Putin me Xi Jinping zbulon detaje

Një moment i pazakontë gjatë paradës ushtarake në Pekin…

Writen by
Prive
4 Shtator, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Ky është ish i fejuari i Suanitës, vëllai i heroit dhe politikanit të njohur
3 Shkurt, 2026
Franceska Murati konfirmon lidhjen e re të dashurisë
2 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?