Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Nëntë vite pa Ergi Dinin, Barbana rrëqeth me fjalët
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Nëntë vite pa Ergi Dinin, Barbana rrëqeth me fjalët
Yjet

Nëntë vite pa Ergi Dinin, Barbana rrëqeth me fjalët

Written by:
Prive
Last updated: 21 Nëntor, 2025
Share

Këngëtarja e njohur, Barbana Dini, ka ndarë një dedikim tepër të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar vëllain e saj, këngëtarin Ergi Dini, në 9-vjetorin e ndarjes së tij tragjike nga jeta.

Ergi Dini, fitues i “X Factor Albania 3” dhe një talent i ri i muzikës, humbi jetën në moshën 22-vjeçare pas një aksidenti të rëndë me motor që ndodhi më 21 nëntor 2016.

Në postimin e saj në Instagram, Barbana përshkruan dhimbjen që ka shoqëruar këto nëntë vite dhe vështirësinë për të pranuar humbjen. Ajo shkruan:

“Si ikën 9 vite nga largimi yt vëlla? Duhen shumë vite por kjo datë 21 nëntori i vitit 2016, ku me një telefonatë mora lajmin se të humbëm përgjithmonë… Thonë se koha shëron çdo plagë por nuk mund të them se është e vërtetë. Është thjesht një gënjeshtër më shumë për të ngushëlluar vetveten.”

Më tej, Barbana thekson se si humbja e vëllait i ka ndryshuar rrënjësisht jetën dhe perspektivën.

“Më ikjen tënde sfidat e mia ndryshuan! Gjatë këtyre viteve mësova si të jetoj duke më munguar ti, çdo ditë ,sado kohë të kalojë… Uroj të kesh gjetur paqen e përjetshme së bashku me babin…derisa të takohemi sërish i vogli im…”

Dedikimi i Barbanës ka marrë qindra komente ngushëllimi dhe zemre nga miq, kolegë dhe fansa, duke treguar se kujtimi i Ergi Dinit vazhdon të jetë i gjallë në zemrat e shumë njerëzve. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barbana Dini (@barbana_ergidini)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Mes shumë polemikash, ‘Miss Mexico’ kurorëzohet ‘Miss Universe’
Next Article Ndarja nga jeta e gruas së Alban Hoxhës, gjykata merr vendimin për mjekët
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘A është në rregull’, pyetja e Snoop Dogg për Kim po bën xhiron e rrjetit

Festa e 70-vjetorit të Kris Jenner ishte padyshim ngjarja…

Writen by
Prive
13 Nëntor, 2025
Yjet

Aktorja e njohur turke vjen në Kosovë, e quan shtëpi

Ylli i serialit Kardeşlerim dhe Bir Gece Masalı, Su…

Writen by
Prive
30 Dhjetor, 2025
Yjet

Në një nga vendet më të bukura, Almeda dhe Tolgahan nisin pushimet

Çifti i njohur Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayışman kanë…

Writen by
Prive
1 Maj, 2025
Yjet

Zoë Kravitz nuk do të ftohet më në shtëpinë e Taylor Swift

Gjatë një paraqitjeje në Late Night with Seth Meyers…

Writen by
Prive
13 Gusht, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?