Jemi mësuar ta shohim në terren, duke ndjekur këmba-këmbës abuzuesit, zyrtarët e korruptuar apo personazhet që i shmangen drejtësisë, por këtë herë gazetarja investigative e emisionit “Piranjat”, Edone Gashi, është vendosur vetë në qendër të vëmendjes. E njohur për publikun si “Shoqja Edone”, gazetarja e cila nuk njeh frikë kur bëhet fjalë për të zbardhur të vërtetën, ka zgjedhur ditën e Shën Valentinit për të zbuluar anën e saj më të butë dhe romantike, duke konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë.
Personi që ka arritur t’ia rrëmbejë zemrën gazetares së “rrezikshme” është Justin Prendi.
Çifti ka zyrtarizuar romancën e tyre përmes një fotografie të përbashkët në rrjetet sociale, ku shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit. Për ta bërë momentin edhe më special, postimi u shoqërua me kolonën zanore të filmit “5 Herë Jo”, duke i dhënë një nuancë kinematografike zbulimit të partnerit. Edona, e cila zakonisht është ajo që bën pyetjet e vështira dhe zbulon sekretet e të tjerëve, këtë herë duket se është dorëzuar para dashurisë, duke lënë mënjanë mikrofonin investigativ për të shijuar momentet private.
Ky zhvillim, i cili mësohet se ka tre vite ka surprizuar ndjekësit e saj, të cilët e identifikojnë me natyrën e saj luftarake në ekranin e “Piranjave”. Me sa duket, edhe “piranjat” dinë të bien në rrjetë kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës.
Mbetet për t’u parë nëse Edona do të ndajë më shumë detaje rreth kësaj historie në ditët në vijim, apo do të rikthehet sërish në misionin e saj për të “gjuajtur” lajmet e bujshme, tashmë me një mbështetje më shumë në krah. /Prive By Liberta Spahiu



