Sot është datë e veçantë për familjen e sh-banorit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, Ylli Dervishit.
Ai dhe partnerja e tij, Verona, po festojnë një ditë shumë të veçantë, ditëlindjen e djalit të tyre, Elio.
Me rastin e kësaj dite të shënuar, çifti ka realizuar një set të bukur e të ngrohtë fotografik familjar. Ylli ka ndarë disa nga këto momente në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet së bashku me Veronën duke u kujdesur për vogëlushin e tyre që mban një kapelë feste.
Krahas fotografive të ëmbla, ish-banori i BBVK ka bërë edhe një dedikim shumë emocionues për të birin.
“Urime ditëlindjen Elio jonë, Ti i dhe kuptim jetëve tona! Të duam përjetësisht,” ka shkruar Ylli, duke shprehur dashurinë e pakushtëzuar për të. Postimi është mbushur menjëherë me urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe fytyrat publike në seksionin e komenteve.
Kujtojmë se Ylli dhe Verona u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar, kur mirëpritën në jetë djalin e tyre. Që nga ajo kohë, dyshja ka ndarë herë pas here momente të bukura nga rrugëtimi i tyre i ri si prindër, duke treguar përkushtimin dhe lumturinë e madhe që Elio ka sjellë në jetën e tyre.
Urime! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


