Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP kanë arritur kulmin sërish mes Shëndritit dhe Mirit.
Dy banorët janë përfshirë në një debat të ashpër me tone të larta, ku nuk kanë munguar “kunjat” dhe ofendimet e drejtpërdrejta, duke treguar se marrëdhënia mes tyre është në pikën më kritike.
Shëndriti ka lëshuar akuza të forta drejt Mirit, duke vënë në dyshim aftësitë e tij strategjike dhe potencialin për të triumfuar në këtë garë.
Ai i është drejtuar me një gjuhë mjaft kritike, duke i thënë:
“Ti nuk bën lojë, nuk ke asnjë algoritëm mendimesh… nuk je fare i orientuar në këtë lojë.”
Debati është përshkallëzuar kur Shëndriti ka përmendur kohëzgjatjen e qëndrimit të Mirit, duke i vënë në dukje se pas 94 ditësh, ai ende nuk ka krijuar profilin e tij.
“Pas gjithë këtyre ditëve qëndrimi në shtëpi, ti nuk ke asnjë dinamikë tënden, zero!” – ka thënë ai, duke shtuar më pas goditjen përfundimtare:
“Ti nuk ke asnjë veti të fituesit! Fituesi duhet të nxjerrë dinamika edhe prej kashtës.”
Nga ana tjetër, Miri nuk ka qëndruar duarkryq, duke iu kundërpërgjigjur me pyetjen:
“Po kush është dinamika jote? Pse i gjykon dinamikat e mia?”
Kur Shëndriti e ka sfiduar duke e pyetur se kush mendonte se ishte, Miri është mbyllur me një përgjigje të prerë: “Ja, ky që jam sot!”
Ky sherr me tone të ashpra tregon se ujërat mes tyre janë turbulluar keq dhe duket se paqja mes dy djemve është ende shumë larg.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


