Vetëm dy muaj pasi Denisa dhe Kozaku u bënë prindër për herë të dytë, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre të dytë, ndjekësit janë bërë sërish kuriozë për planet e tyre familjare. Përmes një bashkëbisedimi (Ask me a question) në Instagram, Denisa u është përgjigjur pyetjeve të shumta rreth jetës private.
Një nga ndjekësit e ka pyetur drejtpërdrejt nëse ajo ka plane për një fëmijë të tretë apo nëse dy djemtë mjaftojnë për ta. Pyetja “Do bësh një bebe të tretë apo dy mjaftojnë?” mori menjëherë vëmendjen e bukuroshes, e cila nuk ka hezituar të tregojë ndjesitë e saj aktuale.
Denisa ka qenë shumë e qartë në përgjigjen e saj, duke lënë të kuptohet se për momentin familja e tyre është e kompletuar. “Nuk mendojmë për bebe tjetër, e ndjej veten të plotësuar,” ka shkruar ajo, duke shoqëruar postimin me një emoji zemre, çka tregon se lumturia e saj me dy djemtë është e mjaftueshme.
Kujtojmë se pas lindjes së djalit të dytë, Denisa ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga përditshmëria dhe duke mahnitur ndjekësit me rikthimin e saj të shpejtë në formë fizike perfekte. Mesa duket, fokusi i saj tani është i gjithi te rritja e dy fëmijëve dhe shijimi i kësaj faze të bukur. /Prive By Liberta Spahiu



