Aktori i njohur turk, Çağatay Ulusoy, është rikthyer së fundmi nga festivali i Kanës, ku ishte i pranishëm për të promovuar serialin e tij më të ri “Eşref Rüya”. Gjatë mbërritjes në aeroport, ai është ndaluar nga gazetarët, të cilët nuk kanë kursyer pyetjet për ritmin e tij të ngarkuar dhe titullin e fundit që ka marrë.
Ulusoy pranoi se periudha e fundit ka qenë mjaft sfiduese për të për shkak të angazhimeve profesionale. “Ka qenë një periudhë e ngarkuar. Programi ka vazhduar intensivisht me xhirime, herë pas here kemi shkuar e ardhur. Tani nesër rikthehem sërish në punë,” u shpreh aktori, duke treguar përkushtimin e tij maksimal ndaj projektit të ri.
Përveç punës në set, vëmendja kryesore u përqendrua te lajmi se ai është zgjedhur së fundmi si mashkulli më i bukur në botë. I pyetur për këtë vlerësim ndërkombëtar, Çağatay u shfaq mjaft modest dhe falënderues: “Faleminderit, jam shumë mirënjohës. I falënderoj të gjithë për këtë çmim,” tha ai me buzëqeshje.
Edhe pse i lodhur nga udhëtimet e shpeshta dhe xhirimet intensive krah Demet Özdemir, aktori duket se po shijon një nga momentet më të suksesshme të karrierës së tij. Pas një pushimi të shkurtër, ai do t’i rikthehet sheshxhirimit për të përfunduar projektin që fansat po e presin me padurim. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


