Pas 15 vitesh nga suksesi fenomenal i “Sulejmani i Madhërishëm”, dyshja më e dashur e ekranit turk, Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli, janë bërë sërish bashkë për një projekt madhështor që po çmend fansat anë e mbanë botës.
Projekti i ri mban titullin “Imrozda Bahar” (Pranverë në Imroz) dhe drejtohet nga regjisori i njohur Özcan Alper. Ky film ka bërë që dy aktorët të ndajnë sërish rolet kryesore, duke rikthyer atë kimi të pashoq që dikur u vlerësua si pika më e fortë e bashkëpunimit të tyre.
I pyetur nga mediat turke për këtë ribashkim, Halit Ergenç nuk e fshehu kënaqësinë: “Ishte vërtet shumë bukur të punoja sërish me Meryem-in…”. Rikthimi i tyre në set ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm, duke e bërë këtë film një nga produksionet më të diskutuara të vitit 2026.
Aktorët, të cilët arritën majat e famës me rolet e Sulltan Sulejmanit dhe Hyrremit, shihen si “garancia” e suksesit për çdo projekt. Fansat e tyre kanë pushtuar rrjetet sociale me komente, duke e konsideruar këtë ribashkim si ngjarjen më të rëndësishme kinematografike të sezonit.
Detaje të tjera rreth premierës dhe subjektit të filmit pritet të zbulohen gjatë fundjavës në emisionet e kronikës rozë në Turqi. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


