Një debat i papritur ka ndodhur sot në “Ferma VIP”, ku protagonistë kanë qenë Vanesa Sono dhe banori më i ri, Henri. Ajo që nisi si një bisedë kurioziteti nga ana e Henrit, përfundoi në një shpërthim emocionesh dhe lotësh nga ana e këngëtares.
Henri e ka pyetur Vanesën rreth jetës së saj sentimentale, duke u ndalur te lidhja e krijuar brenda fermës me Indritin.
“A e sheh lidhjen tënde me Indritin afatgjatë?” – ishte pyetja e tij, së cilës Vanesa iu përgjigj me një “po” të prerë.
Diskutimi vijoi edhe për ish-partnerin e saj jashtë, ku Vanesa pranoi se pret një “kërkesë llogarie” prej tij pas daljes.
Mirëpo, situata u rëndua kur Henri preku një temë mjaft delikate për Vanesën: raportin me vëllanë e saj.
Duke kujtuar takimin e tyre javë më parë, ku dyshja u shfaqën shumë të afërt dhe u puthën në buzë, Henri kërkoi sqarime mbi këtë raport.
Kjo ka qenë pika ku Vanesa nuk ka mbajtur dot më veten. Mes lotësh dhe irritimit, ajo ka sqaruar se marrëdhënia me vëllanë e saj është “e shenjtë” dhe se e konsideron atë si “bebin” e saj, duke shtuar se një puthje në buzë nuk do të thotë asgjë për ta.
E acaruar, Vanesa është larguar nga biseda dhe është shfryrë me banorët e tjerë.
“Kur vjen puna te vëllai im, askush nuk guxon ta përmendë,” – u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se është gati të bëjë çdo gjë për ta mbrojtur, ndonëse u tregua e kujdesshme me fjalorin për të mos rrezikuar qëndrimin në garë.
Ky incident ka krijuar menjëherë një distancë mes saj dhe Henrit, duke treguar se përshtatja e banorëve të rinj me “veteranët” e fermës do të jetë e mbushur me përplasje të forta karakteresh. /Prive By Liberta Spahiu
@fermavip.vizionplus“Te vëllai të mos më hyjë njeri se e …”/ Vanesa qan dhe përdor fjalë të ndryshme në drejtim të Henrit♬ original sound – fermavip.al


