Dua Lipa ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm në koncertin e saj të fundit të mbajtur në Meksikë, duke konfirmuar edhe një herë pse është një nga artistet më të kërkuara në botë.
Pas shfaqjes elektrizuese, këngëtarja me famë botërore ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga skena, por edhe prapaskenat me ekipin e saj të ngushtë.
Përmes një postimi emocionues në Instagram, ajo ka njoftuar publikimin e filmit të koncertit “Live From Mexico”, i cili tashmë është i disponueshëm në YouTube, ndërsa theksoi se albumi i plotë vjen në mesnatë.
Në përshkrimin e postimit, Dua nuk e ka fshehur emocionin për përmbylljen e një prej periudhave më të rëndësishme të karrierës së saj:
“Filmi i koncertit ‘Live From Mexico’ është publikuar tani në YouTube, ndërsa albumi del kudo në mesnatë. Dy nga vitet më speciale të jetës sime u përmblodhën në dy orë… fundi i një epoke. Shpresoj që duke e parë dhe dëgjuar këtë, të ndjeni euforinë, dashurinë, gjakun, djersën dhe lotët, dhe mbi të gjitha, optimizmin rrënjësor (radical optimism) që të gjithë e ndamë në këtë tur. Tani do ta kemi përgjithmonë, ndaj ju falënderoj nga zemra!”
Ky tur ka qenë një sukses i padiskutueshëm për Dua Lipën, duke e konsoliduar atë si një ikonë të vërtetë të pop-it modern.
Me këtë përmbyllje, artistja i hap rrugën projekteve të reja, duke lënë pas një kujtim të pavdekshëm për miliona fansa në mbarë botën.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


