Koncerti i shumëpërfolur që pritet të bëjë bashkë emra të njohur si Gims, Morad, Azet dhe artistë të tjerë, është plotësisht i vërtetë dhe përgatitjet kanë filluar.
Organizatorët e kësaj ngjarjeje, Jetmir Agaj dhe Alex Duhani, po punojnë për të sjellë risi këtë sezon për publikun.
Prive By Liberta Spahiu ka mësuar ekskluzivisht se shumë shpejt do të zyrtarizohet faza e re e kampanjës, e cila përfshin një surprizë të veçantë. Një çift i pranishëm në koncert do të ketë mundësinë të fitojë si dhuratë një pako pushimesh për në Punta Cana.
Detajet rreth kësaj loje do të bëhen të ditura së shpejti në faqet zyrtare të organizatorëve dhe eventit.
Kujtojmë se koncerti është planifikuar të mbahet më 6 gusht 2026 në ambientet e jashtme në Prishtina Mall. /Prive By Liberta Spahiu
https://aria-tickets.com/


