Nëse ka një gjë që bota e showbizz-it dhe jetës moderne na ka mësuar, është se mbajtja e një martese të gjatë dhe të shëndetshme është kthyer në një sfidë të vërtetë. Megjithatë, statistikat globale vazhdojnë të dëshmojnë se Japonia mbetet një nga vendet me shkallën më të ulët të divorceve në botë, duke i bërë martesat e tyre ndër më stablet në planet. Ndërsa në shumë vende perëndimore gati gjysma e martesave përfundojnë në ndarje, çiftet japoneze arrijnë të ruajnë ekuilibrin dhe jetëgjatësinë e institucionit të familjes, duke nxitur kuriozitet të madh se si ia dalin mbanë me kaq sukses.
Konteksti i këtij stabiliteti nuk lidhet me mungesën e debateve apo problemeve, sepse çdo çift ka mospajtime, por me mënyrën se si ata menaxhojnë konfliktet. Çelësi i suksesit të tyre fshihet pas një koncepti të lashtë kulturor të quajtur **”Ma”**, i cili aplikohet si një rregull i artë pikërisht në momentet kur situata nxehet dhe shpërthen një sherr në çift.
Koncepti “Ma” në thelb përkthehet si “hapësirë negative”, “pauzë” ose “zbrazëti e qëllimshme” mes dy gjërave. Kur një çift japonez përfshihet në një argument, rregulli i pathënë është që të mos i përgjigjesh partnerit flakë për flakë apo duke i ndërprerë fjalën. Në vend që të reagojnë me sekonda, ata krijojnë një pauzë të gjatë heshtjeje – një hapësirë boshe ku lejojnë që fjalët e tjetrit të peshohen dhe gjakrat të ftohen. Kjo heshtje nuk shihet si injorim apo si një ndëshkim toksik me moskomunikim, por si një moment respekti të thellë për të parandaluar thënien e gjërave fyese që nuk kthehen më pas.
Ndryshe nga ajo që shohim shpesh ku partnerët pasqyrojnë agresivitetin e njëri-tjetrit dhe ngrisin zërin në kulm, ky rregull i detyron ata të bëjnë një hap pas, të marrin frymë dhe të kthehen te biseda vetëm kur mund të flasin me qetësi logjike. Ky kontroll emocional dhe ky përdorim inteligjent i heshtjes gjatë debateve eliminon dramën e panevojshme, parandalon fyerjet e rënda dhe i mban lidhjet e tyre larg pikës së moskthimit, duke shpjeguar kështu pse këto marrëdhënie mbeten kaq të forta dhe të thyera përballë kohës.
Prive By Liberta Spahiu


