Këngëtari dhe ish-fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, ka reaguar publikisht përmes rrjeteve sociale duke dhënë një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për protestat që po zhvillohen në Tiranë.
Përmes një imazhi të shpërndarë në profilin e tij në Instagram, Luizi ka treguar hapur se pozicionohet krah qytetarëve që kanë dalë në shesh për të ngritur zërin.
Në reagimin e tij, Luizi ka goditur diskursin politik të studiove televizive, duke vlerësuar vetëm reagimin e pastër qytetar në rrugë.
“Kjo është opozita e vërtetë, jo ajo që flet nga studiot apo rrjetet sociale. Kjo është opozita që më përfaqëson mua dhe çdo shqiptar që nuk hesht përballë padrejtësive!”, ka shkruar ai mbi pamjet e protestës, ku shihen qytetarë të mbledhur me flamuj kuqezi.
Kauza kryesore që ka ndezur këtë reagim të ashpër qytetar mbetet mbrojtja e zonës së Nartës dhe Zvërnecit nga një projekt ekologjikisht i diskutueshëm. Bëhet fjalë për një investim miliardësh në fushën e turizmit luksoz, pas të cilit raportohet e përflitet gjerësisht se qëndron familja e ish-presidentit amerikan Donald Trump (përmes dhëndrit të tij, Jared Kushner).
/Prive By Liberta Spahiu


