Epizodi i fundit i serialit të njohur “Eşref Rüya” ka ndezur një debat mjaft intensiv mes shikuesve në Turqi. Ndërsa disa fansa vlerësuan historinë plot emocion dhe aktrimin e fuqishëm të kastit, të tjerë shprehën zhgënjim të thellë për mënyrën se si përfundoi ky rrugëtim.
Rrjetet sociale u vërshuan nga kritikat menjëherë pas transmetimit, ku shumë ndjekës argumentuan se finalja dështoi të jepte shpërblimin e pritur pas gjithë asaj periudhe rreshtimi para ekranit.
Burimi kryesor i pakënaqësisë ishte pikërisht fati tragjik i personazhit kryesor, Eşref-it. Për muaj të tërë, publiku investoi emocionalisht në marrëdhënien mes Eşref-it dhe Nisan-it, me shpresën se çifti do t’i kapërcente më në fund pengesat e shumta që i kishin mbajtur larg njëri-tjetrit. Megjithatë, skenaristët zgjodhën një kthesë tragjike që i la të gjithë të shokuar.
Disa e cilësuan finalen si “të dështuar”, duke thënë se gjithë emocioni i ndërtuar përgjatë sezonit u hodh poshtë. Shumë shikues u shprehën të rraskapitur emocionalisht pas ndjekjes së vuajtjeve të personazheve, duke pyetur se pse u zgjodh sërish një fund tragjik në vend të një përfundimi plot shpresë.

Pati nga ata që besonin se vdekja e Eşref-it ishte krejtësisht e patolerueshme dhe se mund të gjendej një tjetër rrugëdalje, duke preferuar qoftë edhe një fund të hapur sesa këtë mbyllje kaq zemërthyese.
Ankesat e publikut nuk u kufizuan vetëm te sekondat e fundit të serialit. Javë përpara finales, shikuesit kishin filluar të ngrinin shqetësime për drejtimin që po merrte historia. Një nga kritikat më të shpeshta lidhej me ritmin e ngadaltë. Sipas fansave, narrativa humbi vrullin për shkak të zgjatjes së tepërt të disa linjave tregimtare nëpër episode.
Gjithashtu, shumë ndoqën me padurim zbulimin e misterit rreth Rüya-s, por kur të vërtetat dolën në dritë, ato nuk e justifikuan pritjen e gjatë dhe ndërtimin e ngadaltë të ngjarjes. Prezantimi i vazhdueshëm i personazheve dytësore dhe antagonistëve të rinj në fazat e fundit u pa po ashtu me sy kritik. Shikuesit argumentuan se seriali e zhvendosi vëmendjen nga romanca qendrore e Eşref-it dhe Nisan-it — e cila ishte edhe arsyeja pse njerëzit u lidhën pas serialit — drejt historive anësore që morën më shumë hapësirë televizive seç duhej. Si rrjedhojë, disa pyetje mbetën pa përgjigje dhe disa pika kyçe të rëndësishme u dukën të nxitura e sipërfaqësore.
Pavarësisht valës së kritikave, episodi final mbetet një nga ngjarjet televizive më të përfolura të kohëve të fundit në Turqi. Mbështetësit e serialit vlerësuan impaktin e madh emocional dhe treguan se fundi tragjik përshtatej me tonin e zymtë të historisë, duke duartrokitur edhe performancën e shkëlqyer të aktorëve në skenat përmbyllëse.

Ky reagim kaq i ndarë tregon qartë se sa shumë ishte lidhur audienca me këtë histori. Për disa, finalja ofroi një mbyllje të fuqishme dhe të paharrueshme, ndërsa për të tjerë la vetëm një shije të hidhur zhgënjimi. Sido që të jetë, përfundimi i “Eşref Rüya” ka hyrë tashmë në historinë e mediave turke si një nga finalet më të diskutueshme në lajmet e fundit. /Prive By Liberta Spahiu


