Influencerja shqiptare Rizarta Hoxha ndodhet në Paris, nga ku ka publikuar një video në TikTok, ku shfaqet edhe Kulla Eiffel, një nga monumentet më të njohura në botë.
Videon ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin:
“Dua vetëm të fitoj sa më shumë para dhe të jem amvisë në shtëpinë time.”
Krahas këtij mesazhi, Rizarta ka shtuar edhe fjalën “Manifesting”, e cila shpreh dëshirën dhe synimin për ta bërë realitet diçka që dëshiron në të ardhmen.
Postimi i saj vjen në një kohë kur në vende të ndryshme të botës, përfshirë Shqipërinë, Francën, Italinë dhe Brazilin, janë zhvilluar protesta ku të rinj dhe studentë janë përballur me forcat e policisë.
Në disa raste, protestat janë shoqëruar edhe me dëmtime të objekteve dhe bizneseve.
Megjithatë, në videon e publikuar, Rizarta nuk ka bërë ndonjë koment të drejtpërdrejtë për këto zhvillime, por ka ndarë me ndjekësit një mesazh që lidhet me dëshirat dhe synimet e saj personale për të ardhmen. /Prive By LS


