Lotina Haziri ka nisur mëngjesin e sotëm duke ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar.
Për herë të parë, ajo ka publikuar një fotografi të reperit Mozzik me djalin e tyre të porsalindur, Oz.
Në imazhin e ndarë në Instagram, reperi shihet i buzëqeshur, teksa mban me kujdes në krahë vogëlushin.
“My forever” ka shkruar Lotina krahas fotografisë, duke përmbledhur me pak fjalë emocionet e këtij kapitulli të ri.
Kujtojmë se çifti u bë prindër më 16 tetor, ndërsa Mozzik është gjithashtu baba i Hanës, vajzës nga lidhja e mëparshme me reperen Loredana Zefi.
Ky është fëmija i parë për Lotinën, e cila tashmë po shijon ditët e para të mëmësisë. /Prive By LS.



