Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Ballon d’Or, ku u mblodhën disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.
Mes futbollistëve që ishin në garë për çmimin prestigjioz ishin Harry Kane, Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal, por në fund ishte sulmuesi anglez ai që triumfoi, duke fituar Topin e Artë.
Megjithatë, vëmendja e mbrëmjes nuk u përqendrua vetëm te fituesi.
Një nga futbollistët që tërhoqi vëmendjen ishte edhe talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili fitoi për të tretin vit radhazi çmimin “Men’s Young Talent of the Year”, duke u vlerësuar për talentin dhe paraqitjet e tij në futbollin e meshkujve.
Përveç suksesit në ceremoni, Yamal u komentua gjerësisht edhe për paraqitjen e tij në tapetin e kuq.
Ai u shfaq i veshur tërësisht me të zeza, me disa shtresa veshjesh të kombinuara me kujdes, duke sjellë një pamje elegante dhe të veçantë.
Por detaji që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte një lule rozë, e vendosur në pjesën e përparme të veshjes së tij.
Ky aksesor i pazakontë u bë shpejt temë diskutimi në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku shumë përdorues e krahasuan me lulen e mbajtur nga presidentja jonë, Justina Shiroka-Pula.
Krahasimet dhe komentet humoristike nuk munguan, duke e kthyer detajin rozë në një nga elementet më të komentuara të paraqitjes së futbollistit.
Kështu, në një mbrëmje të mbushur me emocione dhe arritje sportive, Harry Kane rrëmbeu çmimin kryesor, ndërsa Lamine Yamal arriti të tërhiqte vëmendjen jo vetëm me talentin e tij, por edhe me stilin e veçantë, duke dëshmuar se ndonjëherë edhe një detaj i vogël mund të bëhet temë e madhe në rrjetet sociale. /Prive By LS


