Shkrimtarja dhe autorja e njohur Mimoza Ahmeti, pas triumfit të madh si fituese e “Ferma VIP”, ka zbuluar një tjetër prapaskenë mjaft pikante dhe plot humor nga jeta e saj private.
Moza ka treguar se si partneri i saj e përjetoi qëndrimin e saj në izolim dhe dinamikat brenda fermës.
Sipas saj, ai kishte pasur dëshirë të futej në ambientet e shtëpisë për ta surprizuar përpara finales së madhe, kur planet i ndryshuan rrugës.
Sapo mori vesh për puthjen në buzë mes Mozës dhe balerinit Ilir Shaqiri – një nga momentet më të komentuara të edicionit – ai ndërroi mendje menjëherë dhe refuzoi të bëhej pjesë e surprizës.
E pyetur se si ia sqaroi këtë situatë partnerit, Moza, me natyrshmërinë dhe ironinë që e karakterizon, tregoi se përgjigjja e saj kishte qenë mjaft e prerë dhe pragmatike:
“Po ato janë puthje skenike, tani i doje paratë apo jo?”
Me këtë deklaratë, fituesja e “Ferma VIP” bëri të qartë se çdo veprim brenda formatit ishte pjesë e lojës dhe e spektaklit për të arritur te fitorja, duke e kaluar me shumë sportivitet xhelozinë e bashkëjetuesit të saj. /Prive By Liberta Spahiu


