Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka ndarë me ndjekësit një postim mjaft të ngrohtë dedikuar vajzës së tij, Zanës.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram Story, Labi ka shpërndarë një moment mjaft të këndshëm krah të bijës.
Në pamje shihet vetë Zana duke i dhënë motorit, ndërsa këngëtari filmon xhiron e tyre plot buzëqeshje, duke shijuar këtë udhëtim së bashku.
Krah videos, ai ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta përshkruar atë:
“Zana ime, e bija e babit, një shpirt i lirë që bota për të është e duket e vogël nga dashuria që ka për ne dhe njerëzimin. Të dua, Zanushë.”
Ky moment i ëmbël babë e bijë dëshmon edhe një herë lidhjen e ngushtë dhe marrëdhënien e veçantë që ata kanë me njëri-tjetrin.
/Prive By Liberta Spahiu


