Këngëtari dhe humanisti i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka vendosur të jetë tërësisht transparent me publikun duke publikuar faturat tatimore dhe kuponët fiskalë.
Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, ai ka treguar se si i kryen obligimet financiare ndaj shtetit të Kosovës për çdo mbrëmje apo dasmë ku performon.
Në faturat e publikuara nga vetë këngëtari, vihet re se çmimi për një datë (dasmë apo mbrëmje muzikore) arrin vlerën e 7,000 eurove. Nga kjo shumë, 18% shkon si TVSH direkt për shtetin, që i i bie saktësisht 1,067.80 euro tatim për vetëm një natë performance, ndërsa vlera neto e faturës është 5,932.20 euro. Po ashtu, në kuponët e tjerë fiskalë të shfaqur prej tij, shuma e përgjithshme e deklaruar kalon 106 mijë euro, me mbi 16 mijë euro TVSH të paguar.
Përmbi këtyre dëshmive, Labi ka kujtuar rrugëtimin e tij personal dhe sakrificat e popullit shqiptar ndër dekada.
“Prej vitit 2004 deklaroj për shtetin tim kur Kosova ende nuk e kishte Pavarësinë! Unë turpërohem nëse nuk kontribuoj. Dukur para luftës kam shitur cigare, e sot nëse i kam bërë disa para, përse mos t’i kryej obligimet ndaj shtetit?”, është shprehur ai.
Këngëtari theksoi se mospagimi i taksave u ul vlerën mundit të gurbetqarëve, ushtarëve të UÇK-së dhe figurave kombëtare si Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Albin Kurti, Adem Demaçi, si dhe familjeve Jashari e Haradinaj.
Në përmbyllje, ai u bëri thirrje të gjithëve për përgjegjësi qytetare, duke thënë se edukimi i fëmijëve të tij bazohet te përulja dhe kontributi ndaj atdheut, pasi “shtetin nuk e mban vetëm politika, por e mbajnë edhe njerëzit e vet”. /Prive By Liberta Spahiu


