Pas gjashtë muajsh në heshtje, Blerta është rikthyer me një rrëfim që të lë pa fjalë… dhe beteja e saj ende nuk ka përfunduar.
Influencerja shqiptare, e cila prej kohësh përballet me craniocervical instability, ka treguar se muajt e fundit kanë qenë ndër më të vështirët për të.
Në gjashtë muaj, ditët kur ka mundur të dalë nga shtëpia, sipas saj, mund të numërohen me dy duar.
Dhimbjet kanë qenë aq të forta sa në disa momente as qetësuesit nuk kanë mjaftuar, ndërsa kufizimet fizike e kanë bërë të ketë nevojë për ndihmë edhe në veprimet më të zakonshme.
Por mes katër mureve, Blerta gjeti diçka që për pak çaste e bëri të harronte sëmundjen: pikturën.
Ajo nisi të pikturonte fillimisht për të ushtruar duart dhe për ta larguar mendjen nga dhimbja. Me kalimin e kohës, kjo u kthye në strehën e saj.
Për disa orë ajo mund të ndihej sërish si Blerta kreative që kishte qenë gjithmonë, e jo vetëm si gruaja rreth së cilës gjithçka sillej tek sëmundja.
Mes kujtimeve të bukura, ajo përmend edhe zogjtë që e vizitonin shpesh dhe që, me kalimin e kohës, nisën të vinin edhe me familjet e tyre.
Por fundi i rrëfimit është ai që prek më shumë.
Gjendja e saj është rënduar sërish dhe Blerta po kalon përsëri shumë kohë e shtrirë.
Megjithatë, ajo refuzon të dorëzohet.
Pas muajsh dhimbjeje, pas ditësh të tëra mes katër mureve dhe një beteje që vazhdon, Blerta mban fort një mendim: për sa kohë është ende këtu, ka ende shpresë. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


