Dizajneri i njohur Valdrin Sahiti ka ndarë së fundmi një moment me të bijën, Bellën.
Pasi e vogla kishte thyer një dhëmb, ata kanë vizituar dentistin për ta rregulluar atë, ku gjatë gjithë procesit nuk mungoi përkujdesi dhe prania e tij prindërore.
Gjatë vizitës, Valdrini i ka qëndruar pranë Bellës gjatë gjithë kohës për t’i dhënë siguri, duke u kujdesur që ajo të mos ndjejë frikë apo shqetësim.
Kujdesi për dhëmbin e saj i është besuar doktor Petrit Ademit, një profesionist te i cili shumë fytyra publike mbështeten për shëndetin dhe estetikën e dhëmbëve të tyre.
Valdrin Sahiti, i cili është baba i dy vajzave, publikon herë pas here në rrjetet sociale momente nga rutina e tyre ditore. Ai ndan me ndjekësit copa nga e përditshmja e familjes, që nga mëngjeset, ushqimi e veshmbathja, e deri te mbrëmjet e tyre familjare.
/Prive By Liberta Spahiu