Javë pasi në rrjetet sociale dhe mediat rozë qarkulluan lajmet se Sarah Berisha dhe DJ PM i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa-vjeçare, ka ardhur edhe reagimi i parë nga vetë influencerja.
Dyshja, e cila nisi romancën gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 1, ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut për një kohë të gjatë.
Sinjalet e para për një krisje mes tyre u vunë re javë më parë, kur dyshja hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.
Prive By Liberta Spahiu raportoi e para për këtë lëvizje të tyre në rrjetet sociale, çka nxiti menjëherë aludime të shumta te ndjekësit për një përfundim të mundshëm të lidhjes.
Përmes një opsioni pyetje-përgjigje në Instagram, Sarah i ka dhënë fund të gjitha pikëpyetjeve, duke konfirmuar ndarjen. E pyetur nga një ndjekës nëse janë ende bashkë, ajo u shpreh:
“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bë disa muaj që jemi ndarë (shumë përpara se të dilte lajmi). Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që, kur marrin fund, të ruajmë respekt për njëri-tjetrin.”
Më tej, ajo sqaroi se këtë përgjigje e ndiente si një “detyrim” ndaj të gjithë mbështetësve që i kanë ndjekur që nga eksperienca e tyre në Big Brother e deri më sot, duke nënkuptuar se nuk dëshiron ta hapë më këtë temë në të ardhmen. /Prive By Liberta Spahiu



