Hakan Sabancı është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave turke, këtë herë për jetën private.
Biznesmeni i njohur është shfaqur në hapjen e Contemporary Istanbul përkrah modeles spanjolle Tatiana Panakal, me të cilën mbërriti në event me varkë. Dyshja është parë së bashku gjatë mbrëmjes, ka vizituar ekspozitën krah për krah dhe më pas është larguar po bashkë.

Pikërisht kjo paraqitje ka mjaftuar që në mediat turke të nisin menjëherë aludimet për një romancë të re.
Tatiana Panakal është modele spanjolle, ndërsa paraqitja e saj përkrah Sabancı ka marrë vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale. Mediat turke raportojnë se dyshja ishte parë edhe më herët së bashku në një klub nate, çka i ka forcuar edhe më shumë zërat për një lidhje.
Disa media në Turqi tashmë po e prezantojnë Tatianën si të dashurën e re të Hakanit. Megjithatë, vetë Sabancı nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë publike për natyrën e raportit mes tyre.

Kjo paraqitje vjen pas përfundimit të lidhjes së tij shumë të komentuar me Hande Erçel. Pas ndarjes, emri i Hakanit është lidhur në mediat turke edhe me aktoren Rabia Soytürk.
Për momentin, ajo që dihet me siguri është se Hakan Sabancı dhe Tatiana Panakal janë shfaqur publikisht së bashku, ndërsa mbetet për t’u parë nëse dyshja do ta konfirmojë edhe zyrtarisht romancën. /Prive By LS


