Juliana Nura ka ndarë një tjetër moment të veçantë me ndjekësit e saj, pak ditë pasi u bë nënë e binjakëve.
Ajo ka publikuar fotografi me dy foshnjat e saj, duke rrëfyer për rrugëtimin e gjatë dhe sfidues që e çoi drejt realizimit të një prej dëshirave më të mëdha të jetës së saj.
Në një postim të gjatë në Instagram, Juliana ka folur për përvojën e saj për t’u bërë nënë përmes IVF-së, duke treguar se për një vit ka kaluar nëpër katër raunde të këtij procesi.
Ajo ka ndarë edhe disa nga vështirësitë me të cilat është përballur gjatë këtij rrugëtimi, përfshirë paragjykimet, gjykimet dhe fjalët e njerëzve që, siç shprehet ajo, nuk e kanë kuptuar zgjedhjen e saj.
“Do të shahesh. Do të gjykohesh. Do të ofendohesh. Do të coptohesh nga fjalët e njerëzve të ligj”, ka shkruar Juliana, duke shtuar se tashmë e di mirë se çfarë karakteri ka.
Pjesën më të veçantë të shkrimit, ajo ia ka kushtuar vetes, duke e falënderuar për çdo ëndërr së cilës i ka qëndruar besnike, për çdo herë që është rrëzuar dhe është ngritur sërish, si dhe për netët e vështira që i ka kaluar në heshtje.
“Sot jam nanë e dy mrekullive”, ka shkruar Juliana, duke e shoqëruar mesazhin me fotografi të ëmbla pranë binjakëve të saj. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


