Rihanna ka rindezur pritjet për rikthimin e saj në muzikë, këtë herë me një deklaratë që menjëherë u kthye në temë diskutimi në rrjet.
Gjatë një transmetimi të Fenty Beauty në TikTok, këngëtarja u pyet për materialet muzikore që vazhdon t’i mbajë të papublikuara.
Duke bërë një krahasim me paketën “Gloss Bomb Vault”, e cila përmban dhjetë produkte, Rihanna tha:
“Nëse këtu janë dhjetë produkte, atëherë unë kam të paktën 17 kuti me këngë.”
Fansave nuk iu desh shumë për të bërë përllogaritjen.
Sipas interpretimit të tyre, deklarata mund të nënkuptojë se Rihanna ka rreth 170 këngë të papublikuara në arkivin e saj.
Megjithatë, artistja nuk e përmendi drejtpërdrejt këtë shifër dhe as nuk dha hollësi nëse këto materiale do të jenë pjesë e albumit të saj të ardhshëm.
Deklarata ka mjaftuar për të shtuar edhe më shumë kureshtjen rreth “R9”, albumit të nëntë të shumëpritur të Rihanna-s.
Projekti i saj i fundit në studio, “Anti”, u publikua në vitin 2016, ndërsa prej atëherë fansat vazhdojnë të presin rikthimin e saj të plotë në muzikë. /Prive By LS
@navyrihr 170 unreleased songs – “If there are 10 products [in the Gloss Bomb Vault] then I have at least 17 Vaults” #rihanna #r9 #album #fentybeauty ♬ Rude boy Instrumental – audioplugzx


