Robert Berisha ka qenë i pranishëm në eventin e organizuar nga “Boss Albi Mall”, ku ka dhënë një intervistë për Prive by Liberta Spahiu.
Gjatë bisedës, ai ka folur për jetën e tij private, angazhimet profesionale dhe planet që ka për të ardhmen.
Duke rikujtuar verën që lamë pas, Roberti tregoi se ka pasur një sezon mjaft të ngarkuar, ndërsa veçoi edhe pushimet në Paris, ku udhëtoi së bashku me vajzën e tij, Renenë, dhe ish-partneren, Nora Istrefin.
Ai tregoi se udhëtimi ishte një premtim që ia kishte bërë Renesë, pasi ajo kishte përfunduar me sukses klasën e pestë, me rezultate të shkëlqyera.
Ndërkohë, një nga temat që nuk mungoi në intervistë ishte edhe jeta e tij sentimentale.
I pyetur nëse aktualisht është single apo në një lidhje, Roberti ishte i drejtpërdrejtë dhe konfirmoi se është beqar.
“Jam single dhe po dua të merrem me veten”, u shpreh ai, duke treguar se për momentin fokusi i tij është te vetja dhe angazhimet profesionale.
Në këtë drejtim, Roberti zbuloi se është duke punuar në një projekt të ri televiziv, të cilin planifikon ta sjellë para publikut gjatë vitit 2027.
Kështu, përtej jetës private, duket se periudha e ardhshme do të jetë e fokusuar në projekte të reja dhe zhvillime profesionale për Robert Berishën. /Prive By Liberta Spahiu


