Prej disa ditësh, vëmendja e ndjekësve të shoubizit shqiptar është kthyer nga llogaria zyrtare e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri.
Artistja ka vendosur të fshijë çdo postim nga llogaria e saj në Instagram, duke e lënë profilin e saj tërësisht të zbrazët dhe pa dhënë asnjë sqarim publik për këtë vendim.
Pavarësisht heshtjes së saj, një lëvizje e tillë nuk është e panjohur në industrinë e muzikës.
Zakonisht, pastrimi i rrjeteve sociale nga artistët sinjalizon fillimin e një etape të re profesionale, siç është paralajmërimi i një projekti të madh apo publikimi i një albumi të ri.
Kjo strategji është përdorur më parë nga shumë emra të njohur të skenës shqiptare, të cilët pas një periudhe të shkurtër tërheqjeje janë rikthyer me materiale të reja muzikore.
Mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje e Dafinës lidhet me muzikën apo me ndonjë ndryshim tjetër personal.
Ndërkohë, kujtojmë se këngëtarja është gjithashtu në një periudhë shumë të veçantë të jetës private, pasi është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të mirëpresë djalin e saj të dytë, pas djalit të parë, Daskan. /Prive By Liberta Spahiu



