Muaj pas lirimit të tij, siç duket, telashet nuk kanë të mbaruar për Cllevion.
Teksa po udhëtonte drejt Zvicrës, pasi kishte për të performuar natën e mbrëmshme, ai është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Malpensës në Milano të Italisë.
Përmes një videoje të shkurtër në “InstaStory”, ku shfaqeshin valixhet e tij në një hapësirë pritëse, Cllevio ka shkruar:
“Kjo është dhoma e pritjes para se të të fusin në paraburgim. Më vjen keq Zvicër, Rinora 4”.
Me këtë mesazh, ai u kërkoi ndjesë publike fansave dhe organizatorëve për pamundësinë e pjesëmarrjes në koncert, pa dhënë detaje të tjera se çfarë e shkaktoi këtë situatë.
Nga sa shihet në postim, fakt me interes është se vetë reperi ka pasur mundësi të përdorë telefonin dhe ta ndajë këtë pamje me ndjekësit e tij.
Kjo krijon përshtypjen se ngjarja mund të ketë qenë thjesht një bllokim i përkohshëm në aeroport që mund të jetë sqaruar me policinë kufitare.
Megjithatë, pasi nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar apo sqarim të dytë nga vetë reperi, mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur realisht me policinë italiane dhe nëse bëhej fjalë për verifikime rutinë apo për ndonjë problem më serioz ligjor.
/Prive By Liberta Spahiu



