A mund të jetë Rita Ora surpriza e madhe e koncertit të Yll Limanit në Londër? Një thashethem që po qarkullon në TikTok ka ngritur pikëpyetje për një bashkim të mundshëm të dy artistëve në skenë.
Së fundmi, një fanpage në TikTok që mban emrin e Yll Limanit ka publikuar një video ku shfaqet fotografia e Rita Orës, e shoqëruar me mbishkrimin: “Rita Ora pjesë e koncertit në Londër më datën 23 tetor!”.
Videoja nuk është publikuar nga vetë Ylli, por aludimi ka tërhequr vëmendjen, veçanërisht për shkak të historisë muzikore që lidh dy artistët.
Kujtojmë se në nëntor të vitit 2025, Rita dhe Ylli bashkuan forcat për këngën “All Natural”, një bashkëpunim që bëri jehonë në publikun shqiptar.
Ndërkohë, Ylli po përgatitet për koncertin e 23 tetorit në sallën Troxy të Londrës, në kuadër të turneut të tij ndërkombëtar.
A do të sjellë kjo mbrëmje një tjetër moment të përbashkët mes Ritës dhe Yllit, apo është thjesht një dëshirë e fansave që ka marrë jetë në rrjetet sociale?
Mbetet të shihet. /Prive By LS



