Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka ndarë një urim të veçantë për motrën e saj, Dianën, e cila feston sot ditëlindjen.
Me këtë rast, Adelina ka publikuar në InstaStory një fotografi të së motrës, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të ndjerë, duke shprehur dashurinë e madhe që ka për të.
“Gëzuar ditëlindjen për gjysmën time tjetër, motrën e shpirtit tim dhe personin tim përjetë. Pavarësisht se çfarë sjell jeta, ti do të kesh gjithmonë një pjesë të zemrës sime. Të dua përtej fjalëve.”
Përmes këtij urimi, Adelina ka treguar edhe një herë lidhjen e veçantë që ka me motrën e saj, duke i kushtuar fjalë që shprehin dashurinë dhe afërsinë mes tyre. /Prive By LS



