Një burrë ka mbetur pa fjalë pasi bashkëshortja e tij ia ka zbuluar gënjeshtrën në momentin kur ai po bëhej gati të dilte nga shtëpia.
Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale tregon Ethan-in, i cili merr çantën dhe i thotë gruas se po shkon në palestër, siç pretendonte se bënte zakonisht.
Por këtë herë, gruaja kishte një surprizë për të. Teksa po përgatiste kafen, ajo i tregoi me qetësi se ia kishte anuluar anëtarësimin në palestër që dy muaj më parë.
Reagimi i tij ishte i menjëhershëm. I kapur në befasi, Ethan u përpoq të shpjegonte se kishte ndërruar palestër dhe se bëhej fjalë për një gabim në sistem.
Megjithatë, bashkëshortja nuk u bind. Ajo vazhdoi përballjen duke i thënë se kishte zbuluar edhe profile aktive të tij në aplikacione takimesh.
Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në rrjet, ku përdoruesit kanë komentuar si qetësinë e gruas, ashtu edhe përpjekjet e burrit për të dalë nga situata. /Prive Bruto
yeah don’t come back pic.twitter.com/2EiWL6F1G7
— Robzeus (@Robzeus59) October 18, 2026


