Edicioni i pestë i spektaklit më të ndjekur, Big Brother VIP Kosova, po nis në mënyrë të papritur dhe plot dinamikë.
Ndonëse data zyrtare e nisjes së madhe ishte paralajmëruar për më 30 tetor, produksioni ka vendosur të surprizojë të gjithë publikun duke i paraprirë spektaklit një natë më herët.
Sonte, për herë të parë në historinë e këtij formati në Kosovë, banorët e parë do të kalojnë pragun e shtëpisë më të famshme, një natë para nisjes zyrtare.
Ky vendim i papritur vjen menjëherë pas hapjes zyrtare të sinjalit transmetues, duke u dhënë mundësi shikuesve të ndjekin hapat e parë të konkurrentëve përpara se të nisë nata e madhe e premierës.
Lajmi është bërë me dije nga vetë produksioni përmes një postimi në faqen zyrtare të Big Brother VIP Kosova në Instagram.
Me thirrjen “Hapni kanalet – Futen në shtëpi banorët e parë!”, është konfirmuar zyrtarisht nisja e transmetimit direkt në kanalet e dedikuara televizive.
Kjo lëvizje e papritur ka ndezur menjëherë rrjetet sociale dhe kureshtjen e publikut, i cili tashmë mund të ndjekë 24/7 se kush janë emrat e parë që do të thyejnë akullin në shtëpi.
Tashmë banorja e parë ka hyrë!
/Prive By LS