Pas muajsh të tërë ku e mbajti lidhjen e saj të dashurisë në fshehtësi dhe e la partnerin si një figurë misterioze për ndjekësit, Dolce ka vendosur me në fund të thyejë heshtjen.
Ajo ka ndarë me publikun pamje ku për herë të parë shihet fytyra e djalit që i ka rrëmbyer zemrën.

Në një postim të fundit në profilin e saj në Instagram, Dolce ka publikuar një kolazh romantik videosh.
Përmes këtij postimi, ajo ka zbuluar pamje më të qarta të partnerit të saj, duke i dhënë fund kuriozitetit të madh të fansave që e ndiqnin prej kohësh këtë histori dashurie.
Pavarësisht se vendosi të zbulojë portretin e tij, Dolce po vazhdon të tregohet e kujdesshme sa i përket privatësisë. Ajo nuk ka zbuluar emrin e tij dhe nuk ka dhënë asnjë detaj shtesë rreth identitetit apo jetës së tij personale, duke e mbajtur fokusin vetëm te momenti romantik. /Prive By LS