Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Alban Skënderaj ‘pushton’ Italinë, 16 mijë zemra në Unipol Forum
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Alban Skënderaj ‘pushton’ Italinë, 16 mijë zemra në Unipol Forum
Yjet

Alban Skënderaj ‘pushton’ Italinë, 16 mijë zemra në Unipol Forum

Written by:
Prive
Last updated: 15 Maj, 2025
Share

Një mbrëmje që kishte emocionin e parë të një dashurie dhe madhështinë e një ylli ndërkombëtar! Alban Skënderaj ka shkruar histori mbrëmë në një nga skenat më prestigjioze të Italisë, Unipol Forum në Milano, aty ku kanë performuar gjigantë të muzikës botërore si Madonna, Ed Sheeran, Coldplay, Dua Lipa dhe Laura Pausini.

Por mbrëmja e djeshme i përkiste vetëm një emri: Alban Skënderaj.

View this post on Instagram

A post shared by Prive by Liberta Spahiu (@prive.libertaspahiu)

Me një publik që numëronte plot 16,000 fansa, salla ishte e mbushur deri në detajin e fundit, me zemra që këndonin në një zë, lot që rridhnin nga emocionet dhe telefonë që ndriçonin si yje në qiell. Atmosfera ishte elektrizuese – një bashkim i papërshkrueshëm mes artistit dhe publikut, ku çdo këngë ishte një kujtim, çdo fjalë një rrëfim.

Skënderaj solli në skenë një repertor të pasur, duke prekur jo vetëm hitet që e bënë të dashur për shqiptarët, por edhe këngë të reja që u përjetuan si himne nga publiku.

Me një performancë që i kaloi pritshmëritë, ai tregoi edhe një herë pse është një nga artistët më të dashur të trevave shqiptare dhe tashmë edhe më gjerë. Në backstage nuk munguan emocionet, ndërsa rrjetet sociale “shpërthyen” me video e komente që e quajnë këtë koncert si “momenti kulmor të karrierës së Albanit”.

Mbrëmja e 14 majit në Milano nuk ishte thjesht një koncert! Ishte një triumf, një manifestim dashurie dhe një moment krenarie shqiptare në zemër të Italisë. /Prive By Liberta Spahiu

View this post on Instagram

A post shared by 𝘼𝙡𝙗𝙖𝙣.𝙢𝙞𝙧𝙞𝙖𝙢_𝙩𝙝𝙚𝙗𝙚𝙨𝙩 (@alban.miriam_thebest)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kredi Hipotekare “COMFORT” – Produkti i ri dhe ekskluziv që sjell risi me partneritet mes NLB Banka sh.a, Marigona Sun dhe Marigona Hill
Next Article Arbenita lë pa fjalë, dhurata nga partneri për ditëlindje kap shifrën marramendëse!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Shqetësohet familja Salihu, portalet e shpallin të vdekur legjendën e boksit

Monika Salihu ka reaguar ashpër pas përhapjes së lajmeve…

Writen by
Prive
11 Gusht, 2025
Yjet

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk pini ujë mjaftueshëm?

Uji është baza e jetës. Pothuajse 60% e trupit…

Writen by
Prive
22 Shtator, 2025
Yjet

Shkodra Elektronike elektrizon skenën e Eurovision

Shkodra Elektronike ka performuar e 12-ta në skenën e…

Writen by
Prive
13 Maj, 2025
Yjet

Një natë, një andërr dhe një histori në Kumanovë po vjen javës tjetër

Më 30 korrik, stadiumi ndihmës i Bashkimit do të…

Writen by
Prive
24 Korrik, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?