Dj i Gjestit ishte i ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, i cili komentoi deklaratat në rrjet për lidhjen e Gjestit me ish të dashurën e tij, Djellzën.
I pyetur për pjesën e dhunës që u përmend për herë të parë nga ish-shoku i Gjestit në Prive ai u shpreh:
“Deklaratat për dhunë, nuk mendoj se ka nevojë për komente. Secili çift ka mosmarrëveshje”.
Ndërkaq lidhur me këto deklarata të tij në “Fan Club” ka reaguar Alberat, duke përgenjështruar fjalët e tij.
Ai u shpreh se edhe shoku i Gjestit ka qenë prezent në rastin kur është ushtruar dhunë ndaj Djellzës dhe madje u shpreh i penduar që nuk ka lajmëruar rastin në kohën që kanë ndodhur aktet.
‘E keni ulur kokën dhe nuk keni thënë asnjë fjalë, kur kom fillu me reagu më keni thënë mos ndërhy’, ishin ndër të tjerash fjalët e Alberat.
Kujtojmë që Alberat ishte në Prive ku bëri bujë me deklaratat e tij tronditëse ndaj Gjestit.